Lajme

Forcat Ajrore Suedeze kapin një avion rus zbulimi


Forcat Ajrore Suedeze së bashku me avionët luftarakë gjermanë kanë gjurmuar një avion rus zbulues Il-20 pranë brigjeve të Suedisë.

Kështu kanë njoftuar mbrëmë Forcat e Armatosura të Stockholm-it.

“Ne bëmë një identifikim vizual të një Il-20 rus që fluturonte në juglindje të Blekinges”, thuhet në deklaratën e cituar nga mediat ukrainase.

Operacioni sakaq “u krye së bashku me dy Eurofighters gjermanë të NATO-s që u ngritën nga Laage, Gjermani”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore