Lajme

Finlanda dhe Turqia mund ta zgjidhin çështjen e NATO-s në Berlin


Një takim i mundshëm i dy kryediplomatëve të Finlandës dhe Turqisë pritet të zhvillohet pasditen e të shtunës në Berlin, për të zgjidhur një ngërç të mundshëm mbi anëtarësimin e vendit nordik në aleancën ushtarake të NATO-s.

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, u shpreh optimist sa i përket takimit me homologun e tij rutk, Mevlut Çavusoglu.

Një takim i ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s po mbahet në Berlin aktualisht, ndaj edhe Haavisto ka zgjedhur të udhëtojë drejt kryeqytetit gjerman, për të biseduar kokë më kokë me Çavusoglunë.

Referuar bisedimeve të mundshme me Rusinë për këtë çështje, pas pakënaqësive të shprehura nga Moska lidhur me anëtarësim e Helsinkit në NATO, Haavisto tha se “Finlanda nuk merr leje për hapat e saj politikë”.

Megjithatë, ai nuk e mohoi se me fqinjët, nuk duhen evituar asnjëherë bisedimet dhe gjithnjë duhet folur.

Turqia është shprehur me rezerva të ndjeshme referuar anëtarësimit të Finlandës në organizatë po ashtu.

Paçka këtij fakti, një zgjidhje e mundshme për të marrë votën pro të Ankarasë zyrtare, pritet të gjendet mes dy kryediplomatëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore