Kultura

Filmi nga Kosova “Pa Vend” s’e merr “Palmën e Artë” në Festivalin e Cannes


Filmi kosovar “Pa Vend”, i regjisorit Samir Karahoda, nuk arriti ta fitojë “Palmën e Artë” në Festivalin e Cannes. Ky film arriti sukses duke u futur në dhjetë filmat pretendentë për çmimin e parë në kategorinë e metrazhit të shkurtër.

Ky çmim shkoi për filmin “TIAN XIA WU YA (All Crows in the World)”,  i cili fitoi trofeun e ashtuquajtur “Palma e Artë” për këtë kategori.

Në festivalin me famë ndërkombëtare përveç filmit “Pa vend”, do të jetë i pranishëm me premierën e tij edhe filmi “Luaneshat e Kodrës”.

Filmi që ia kishte dalë të përzgjidhej në mesin e 3500 aplikimeve nga mbarë bota, sipas sinopsisit të afishuar në faqen e festivalit prestigjioz paraqet dramën që zë vend në Kosovën e pasluftës, “ku të shtyrë nga ambicia për të mbajtur gjallë sportin e tyre të zemrës, dy lojtarë lokalë enden nga një vend në tjetrin duke mbartur me vete të vetmen pasuri të klubit: tavolinat e tyre”.

Kasti i filmit “Pa Vend” në Festivali ne Filmit në Kanë

Në premierë të filmit në Kanë ka marr pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij.

Ai thuhet se ka udhëtuar për në Kanë, për t’i mbështetur dy filmat e parë të prodhuar nga Kosova, edhe pse në bashkëprodhim.

Ndërkaq “Titane” i Julia Ducournaus ka marrë çmimin e kryesor në Festivalin e Cannes.

Kjo e bën atë regjisoren e dytë femër në historinë e festivalit 74-vjeçar që ka fituar çmimin kryesor të Festivalit të Filmit në Kanë, pas Jane Campion në vitin 1993 për filmin “The Piano”.

Regjisorja e “Titane”, Julia Ducournau fiton çmimin kryesor në Festivalin e Kanës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore