Lajme

Fillojnë vizitat shëndetësore në shkollat e Prishtinës


Drejtoria e Shëndetësisë në Prishtinë gjatë vizitave në shkolla.

Drejtoria e Shëndetësisë në Prishtinë në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, kanë filluar vizitat sistematike shëndetësore për nxënësit e shkollave në kryeqytet.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.

“Këto vizita realizohen nga stafi mjekësor i kujdesit parësor shëndetësor pas vitit akademik 2018\19 dhe kanë si synim kontrollin shëndetësor të të gjithë nxënësve të klasave I, V dhe IX në të gjitha shkollat me qëllim të zbulimit dhe parandalimit të sëmundjeve, promovimin e shëndetit dhe edukimin shëndetësor”, ka shkruar Sadiku në Facebook.

Drejtoria e Shëndetësisë në Prishtinë gjatë vizitave në shkolla.

Qëllimi i këtyre vizitave është që të identifikohen shumë patologji, të cilat do të ndihmojnë Drejtorinë e Shëndetësisë të merr masat e duhura për evitimin e tyre në të ardhmen.

“Këto vizita realizohen nga stafi mjekësor i kujdesit parësor shëndetësor pas vitit akademik 2018\19 dhe kanë si synim kontrollin shëndetësor të të gjithë nxënësve të klasëve të I, V dhe IX në të gjitha shkollat me qëllim të zbulimit dhe parandalimit të sëmundjeve, promovimin e shëndetit dhe edukimin shëndetësor”.

Ndërsa është thënë se përmes kësaj mënyre do të mundësohet edhe shëndeti i të gjithë nxënësve, teksa është bërë thirrje edhe për prindërit e fëmijëve që të bashkëpunojnë.

Ndryshe, nga e hëna në të gjitha komunat e Kosovës, ka filluar vaksinimi i qytetarëve kundër gripit sezonal. Ministria e Shëndetësisë, u ka bërë thirrje qytetarëve sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore