Lajme

Fillojnë takimet në Bruksel, Borrell e Lajçak së pari bisedojnë me Vuçiç-in


Pamje nga takimi në mes të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me përfaqësuesit e BE-së, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.

Në orën 9:00 të mëngjesit ka filluar takimi dypalësh i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian Josep Borrell dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Pas kësaj është planifikuar takimi i Albin Kurtit me përfaqësuesit evropianë.

Pas takimin me Borrell-in dhe Lajçak-un, është lajmëruar presidenti serb Vuçiç.

Përmes një postimi në Facebook, Vuçiç teksa njoftoi për takimin me përfaqësuesit evropianë, shkroi se “bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar”.

Kurse në orën 11:00 është planifikuar një takim i përbashkët trepalësh në kuadër të dialogut.

Në takimin e fundit në Bruksel, Vuçiç dhe Kurti nuk u ulën në të njëjtën tryezë.

Një fjalim i Josep Borrell u njoftua midis orës 15:00 dhe 18:00.

Siç u tha më herët, temat e takimit janë zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit për zbatimin e marrëveshjes.

Vazhdojnë takimet “as ksi, as asi” në Bruksel: Historia e prioritetit të 7-të

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore