Sport

Fillimi i ‘pagabueshëm’ i Julian Nagelsmann


Julian Nageslmann e zëvendësoi Hasni Flick-un në krye të Bayern-it në fund të sezonit të kaluar.

Emërimi i Flick te Gjermania, e pa Nagelsmann-in të kalonte nga Leipzig te Bayern.

Trajneri i ri, 34-vjeçar, njihet për stilin e tij të shpejtë, me pasime të sakta dhe sulmues.

Me skuadrën që ka në dispozicion, Naglesmann ka premtuar më të mirën, dhe fillim pa dyshim ka qenë shumë i mbarë.

Julian në shtatë ndeshjet e para në stolin e Bayern, ka qenë pothuajse i pagabueshëm.

Në këto shtatë ndeshje, ai ka barazuar vetëm në takimin e parë përballë Borussia Monchengladbach, duke arritur pastaj gjashtë fitore me radhë.

Në mesin e tyre, ishte edhe Superkupa e Gjermanisë përballë Dortmund-it, që ishte trofeu i parë i Nagelsmann me bavarezët.

E fundit, ajo në Champions League në “Camp Nou” përballë Barcelonës me rezultat 0-3, e konfirmoi formën e mirë të skuadrës.

Në këto shtate ndeshje, Bayern Munich ka shënuar plot 31 gola, ose një mestare e 4,4 golave për ndeshje.

Kjo nisje e mirë, e ka bërë Nagelsmanni-i figurën më të dashur në bavari, me tifozët që kanë besim të madh te aftësitë e 34-vjeçarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore