Lajme

EXIT POLL i Albanian Post: PDK kthen Prizrenin, Totaj në epërsi ndaj Haskukës


Sipas EXIT POLL-it të Albanian Post, Shaqir Totaj, i Partisë Demokratike të Kosovës, ka fituar garën zgjedhore në Prizren me 39.4% të votës së përgjithshme.

I dyti, ka dalë kryetari aktual i Prizrenit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, me 35%.

Në vendin e tretë është Anton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 16.7%.

Ndërsa në vendin e katërt pozicionohet Zafir Berisha me 4.8%.

I pesti është Lulzim Kamberi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me 2.8%

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore