Lajme

Evropa aprovon vaksinën e Modernës


Moderna është vaksina e dytë, e cila ka marrë aprovimin  nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).   Rregullatori i Barnave Evropiane i dha dritën jeshile vaksinës së Modernës, më 6 janar.  

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë  Evropiane të  Barnave (EMA) Emer Cooke deklaroi: “Kjo vaksinë na ofron një mjet tjetër për të kapërcyer emergjencën aktuale”.

Vendimi, i cili duhet të jetë firmosur nga Komisioni Ekzekutiv (KE) i Bashkimit Evropian (BE). Ky vendim vjen disa orë, pasi infermierja Sanna Elkadiri, 39 vjeç u bë personi i parë në Hollandë, që mori vaksinën Pfizer-BioNTech.

 Kujtojmë se kur filloi shpërndarja e vaksinave të para të Covid-19, më 27 dhjetor, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e përshëndeti këtë çast “si një moment prekës  uniteti”. 

Hollanda mori  mijëra dozat e para të vaksinës Pfizer në fund të vitit të kaluar. Këto vaksina qëndruan në ngrirje gjatë kohës,  ndërsa ministrat po përfundonin planet e vaksinimit.

Personeli në shtëpitë e të moshuarve, personat me aftësi të kufizuara, së bashku me punonjësit e spitaleve që qëndojnë në vijën e parë  janë të parët në radhë  për t`u vaksinuar.

Numri i të vdekurve në Hollandë është mbi 11 mijë persona. 

Ndërkohë që  autoritetet franceze u kritikuan  pasi për shkak të burokracisë, vaksinuan më pak se se 500 njerëz gjatë javës së parë të vaksinimit në Francë.

Gjermania, e cila disponon  1.3 milion doza të vaksinës Pfizer, ka vaksinuar  më shumë se 265 mijë njerëz. Autoritetet po kritikohen për faktin që nuk po veprojnë aq shpejt sa vendet e tjera (përmendim Mbretërinë e Bashkuar).

Italia ka kryer 260 mijë vaksina, sipas televizionit kombëtar, shtetëror Rai. Përqindja më e lartë e dozave është shpërndarë në Lazio me 77.9%,më pas nga Toskanë me 75.1% dhe në Venezia me 73.8%.

Spanja ka marrë gjithsej 718 mijë doza të vaksinës Pfizer.  Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa deklaroi se Spanja  ka kryer vetëm 82 mijë 334 vaksina deri më 1 janar. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore