Euro 2024

Euro 2024: Sulmuesit e Italisë kanë më shumë ndeshje sesa gjuajtje në portë


Gianluca Scamacca

Qendërsulmuesit e Italisë në Euro 2024, Gianluca Scamacca, Giacomo Raspadori dhe Mateo Retegui, kanë realizuar vetëm një goditje në portë deri më tani në turne.

Italia vazhdon të luftojë me qëndrueshmërinë e sulmuesve të saj pasi tre qendërsulmuesit e zgjedhur nga Luciano Spalletti për Euro 2024 kanë kombinuar vetëm një goditje në portë deri më tani.

Gjuajtja ka ardhur nga Scamacca në ndeshjen hapëse të turneut kundër Shqipërisë në Dortmund.

Scamacca nisi dy ndeshjet e para kundër Shqipërisë dhe Spanjës, por u ul në stol kundër Kroacisë, duke i lënë vend Retegui-t dhe Raspadori-t.

Scamacca ka luajtur 162 minuta në Euro 2024, Reteguit 123 dhe Raspadori 83.

“Azzurri”-t takohen me Zvicrën në raundin e 16 të shtunën, më 29 qershor, në “Olympiastadion” në Berlin.

Spalletti po shqyrton disa ndryshime në formacionin fillestar që siguroi një barazim me Kroacinë, dhe burime të shumta pohojnë se Scamacca është favorit për të filluar nesër kundër zviceranëve.

Spalletti do të mbajë një konferencë shtypi para ndeshjes të premten në mbrëmje dhe kapiteni Gigio Donnarumma do t’i bashkohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore