Euro 2024

Euro 2024: Anglia kalon në raundin e 16-të me xG më të ulët se Shqipëria


Euro 2024 ka pasur shumë surpriza dhe padyshim mund të jetë një nga turnetë më të mirë të zhvilluar ndonjëherë në aspektin sportiv.

Anglia dhe Franca, dy ekipet favorite për të fituar Euro 2024 kanë pasur një ecuri tepër zhgënjyese në fazën e grupeve, ndonëse të dyja siguruar kualifikimin në raundin e 16-të.

“Tre Luanët” kryesuan Grupin C pavarësisht se shënuan vetëm dy gola dhe arritën një fitore në tre ndeshjet e tyre.

Ata kanë regjistruar një xG (gola të pritshëm) më të ulët se çdo skuadër tjetër që është kualifikuar në fazën eliminatore në Euro 2024, ndërsa Sllovenia (26) është e vetmja skuadër që është kualifikuar më pak gjuajtje sesa lojtarët e Gareth Southgate (29).

xG-ja e Anglisë është 2.26 për fazën e grupeve. Shqipëria, e eliminuar nga Euro 2024, e kishte këtë statistike 2.46 dhe kuqezinjtë shënuan tre gola gjatë fazës së grupeve.

Gjeorgjia, ende mund të kualifikohet në raste të një skenari të çmendur, e ka xG-në 2.49.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore