Lajme

EUFOR-i në Bosnje-Hercegovinë përforcohet me trupa gjermane


Forca paqeruajtëse evropiane në Bosnje-Hercegovinë

Kontingjenti ushtarak gjerman me rreth 50 ushtarë, do të vendosen në mes të gushtit në Bosnje dhe Hercegovinë, si pjesë e forcave paqeruajtëse evropiane në BeH, njoftoi EUFOR të hënën, më 8 gusht, raportoi Radio Evropa e Lirë në gjuhën boshnjake.

Më 15 qershor 2022, qeveria gjermane mori vendimin për të dërguar trupa si pjesë e misionit paqeruajtës të Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kjo është hera e parë në dhjetë vjet që Gjermania bën një lëvizje të tillë, mes shqetësimeve të shtuara për paqëndrueshmërinë mbi pushtimin rus të Ukrainës dhe mundësinë e përhapjes në Ballkanin Perëndimor.

Ky vendim shënon rikthimin e forcave në BeH që Gjermania la në fund të vitit 2012.

Stafi i ri i EUFOR-it do të ofrojë kapacitet shtesë në selinë e EUFOR-it dhe për rrjetin e shtëpive të Ekipit të Ndërlidhjes dhe Vëzhgimit (LOT) të EUFOR-it të vendosura mbi baza jopartiake në të gjithë vendin, tha EUFOR.

Shtëpitë LOT janë lidhja e EUFOR-it me komunitetet lokale dhe autoritetet lokale.

Ky personel EUFOR LOT jeton në komunitetet e tyre lokale dhe i mundëson EUFOR-it të mbajë marrëdhënie pozitive dhe të rëndësishme në nivel lokal dhe rajonal.

Shtëpitë LOT ofrojnë gjithashtu një mundësi për qytetarët e BeH-së që të mbajnë kontakte me EUFOR-in, duke mundësuar dialog të drejtpërdrejtë midis tyre.

“Ky dislokim është një demonstrim i mëtejshëm i angazhimit të BE-së për një të ardhme të qëndrueshme, të begatë dhe evropiane për të gjithë qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës,” thanë ata.

Vetëm disa ditë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, BE-ja vendosi pothuajse të dyfishojë madhësinë e forcës së saj paqeruajtëse EUFOR në 1100 nga 600 trupa sa ishin duke dërguar rezerva për të parandaluar destabilitetin e mundshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore