Kosova

Esktradimi i Radojiçiç-it në Kosovë, Selimi: Kusht ironik, Kushtetuta e Serbisë ndalon ekstradimin


Petrit Selimi

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka komentuar tri kushtet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të paraqitura së fundmi në Bruksel në kuadër të dialogut të nivelit të lartë, i cili s’prodhoi asnjë rezultat, meqë Kurti refuzoi takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Selimi, në veçanti, ka analizuar kushtin e fundit të kryeministrit, më saktësisht dorëzimin e Milan Radojiçiç dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet kosovare.

“Kjo është ironike. Kushtetuta e Serbisë ndalon ekstradimin, nëse Serbia e refuzon Kushtetutën e vetë – ajo gjithashtu e njeh pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar ai në platformën sociale, X.

Ajo çfarë mund të pretë Kosova, gjithë në këtë mes, sipas vlerësimit të Selimit, është gjykimi i Radojiçiç-it në Serbi.

Formalizimi i Marrëveshjes Bazë, tërheqja e letrës zyrtare të ish-kryeministres së Serbisë dorëzuar Bashkimit Evropian dhe dorëzimi i Milan Radojiçiç dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet kosovare, ishin së fundmi tri kushtet e paraqitura nga ana e kryeministrit, Albin Kurtit, për angazhimin e mëtejmë të Kosovës në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë.

Takimi i nivelit të lartë të dialogut i 26 qershorit përfundoi pa ndonjë rezultat konkret, meqë Kurti refuzoi takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pa plotësimin e këtyre tri kushteve.

3 kushtet, që nuk ekzistojnë, të Albin Kurtit për takim me Aleksandar Vuçiç-in

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore