Kosova

Erërat e forta në Kosovë – lëndohen dy fëmijë


Ilustrim

Dy fëmijë kanë marrë lëndime trupore pasi është rrëzuar skena në sheshin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën se në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, është rrëzuar një binë skene. Si pasojë e këtij incidenti janë lënduar dy persona(fëmijë). Të njëjtit kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor. Me rastin po merret stacioni i Podujevës”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Një mot i tillë ka mbizotëruar të enjten edhe në Prishtinë, derisa Agjencia meteorologjike, Severe Weather, ka paralajmëruar për një rrezik të mundshëm që u kanoset shteteve të Gadishullit Ballkanik.

Kjo agjenci bën të ditur se vendet rrezikohen nga një stuhi, e cila mund të prekë Shqipërinë dhe Kosovën.

Në këto vende, paralajmërohet se erërat e forta do të shkaktojnë dëme, të cilat do të shoqërohen me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe përmbytje, madje deri dhe tornado.

Ndërkaq përkeqësimi i motit dhe erërat e fuqishme që kanë goditur Kosovën këtë të premte enjte ka bërë që kompania e cila merret me furnizimin me energji elektrike – KESDS të angazhojë 400 punëtorë në terren për të intervenuar në zonat  ku janë paraqitur probleme me rrjetin elektrik.

“Ekipet po punojnë pa ndërprerë, me të gjitha kapacitetet në dispozicion në mënyrë që konsumatorëve t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike. Përkundër kushteve atmosferike, puna është duke u zhvilluar me dinamikë të lartë nga ekipet tona”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore