Kosova

Erdogan: Marrja e komandës së KFOR-it, tregues i rëndësisë për paqe dhe stabilitet në Kosovë


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në urimin e 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dërguar presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se marrjen e komandës së misionit të NATO-s, KFOR, është treguar që Turqia i kushton rëndësi paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Letra e Erdoganit, është publikuar nga Zyra e Presidencës.

“Marrja e komandës së KFOR-it vitin e kaluar është tregues konkret i rëndësisë që i kushtojmë paqes dhe stabilitetit si në Kosovë ashtu edhe në rajon dhe përpjekjeve tona në këtë kontekst”, thuhet ndër të tjera në urimin e Erdoganit”.

Ai tutje është shprehur optimist se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë, do të vazhdojnë të rriten.

“Kam besim të plotë se marrëdhëniet e shumanshme miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, të cilat e marrin fuqinë e tyre nga lidhjet historike, ekonomike, humanitare dhe kulturore, do të vazhdojnë të zhvillohen”, thuhet në letrën e publikuar.

Po ashtu, ai e ka njoftuar Osmanin se do të jetë pjesë e Forumit Diplomatik të Antalisë që mbahet në 1 deri më 3 mars.

Turqia kishte marrë komandën e KFOR-it në tetor të vitit 2023, në një periudhë të tensionuar për Kosovën pas sulmit që kishte ndodhur në Banjë e që terroristët e dyshuar i përkisnin Serbisë.

Kjo është hera e parë që një zyrtar ushtarak turk komandon një mision paqeruajtës të NATO-s në Kosovë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore