Lajme

Emiratet e Bashkuara Arabe largojnë misionin diplomatik nga Libani


Flamuri i Emirateve të Bashkuara Arabe

Ministria e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë ditës së hënë ka njoftuar se ka urdhëruar kthimin e të gjithë diplomatëve të Emirateve, stafit administrativ të ambasadës nga Libani.

Përveç diplomatëve Emiratet kanë ndaluar që qytetarët e saj të udhëtojnë në Liban.

Kjo pas situatës aktuale politike në atje.

Libani është aktualisht i zhytur në një krizë diplomatike me vendet e Gjirit lidhur me komentet e bëra nga ministri libanez i Informacionit George Kordahi për përfshirjen e Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në luftën e Jemenit.

Kordahi tha se Houthitë e mbështetur nga Irani po “mbronin veten kundër agresionit të huaj [nga Koalicioni Arab]” gjatë një interviste të transmetuar më 5 gusht.

Arabia Saudite dëboi të dërguarin e Libanit nga vendi dhe ndaloi të gjitha importet libaneze. Bahreini dhe Kuvajti ndoqën shembullin e saj.

Kryeministri i Libanit, Najib Mikati është përpjekur të përmbajë pasojat diplomatike që herët duke hedhur poshtë komentet e Kordahit dhe duke theksuar se ato nuk kishin asnjë lidhje me politikën e qeverisë.

Ndërsa në anën tjetër Kordahi ka deklaruar të dielën se dorëheqja e Mikatit është e “pa diskutueshëm”, duke këmbëngulur se komentet e tij ishin pikëpamjet e tij personale të bëra përpara se të bëhej anëtar i kabinetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore