Lajme

Elvir Azizi emërohet zyrtarisht drejtor i SHSKUK-së


Elvir Azizi gjatë pranimit të detyrës si drejtor i SHSKUK-së.

Elvir Azizi, është zgjedhur të mërkurën drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga ShSKUK-ja.

“Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është bashkangjitur mbledhjes së  Bordit Drejtues të ShSKUK-së, në të cilën është bërë pranimin e detyrës së drejtorit të ri të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi”.

“Me këtë rast, ministri ka falënderuar zëvendësuesen e drejtorit të ShSKUK-së, Narqize Arënliu-Hoxhaj, për punën dhe kontributin e deritanishëm në menaxhim të ShSKUK-së”, thuhet në komunikatën e ShSKUK-së.

Po ashtu, ai u shpreh se drejtoresha ka bërë punë të jashtëzakonshme gjatë kohës sa përkohësisht ka menaxhuar ShSKUK-në, “përkundër sfidave që kanë qenë prezentë”.

“Ministri Vitia pasi ka uruar zgjedhjen e drejtorit të ri të ShSKUK-së, ka shtuar se përkrahja e Ministrisë së Shëndetësisë do të jetë e vazhdueshme për Bordin Drejtues dhe drejtorin e ri”.

Kursë ushtruesja e drejtoreshës në këtë pozitë Arënliu Hoxhaj ka kumtuar punën e saj dhe projektet që janë zhvilluar gjatë kohës kur SHSKUK-ja ishte në menaxhimin e saj.

Ndërsa Azizi, ka falënderuar ministrin dhe Bordin për besimin që i është dhënë për menaxhim të ShSKUK.

“Duke premtuar angazhim maksimal për avancim të projekteve, në të mirë të shërbimeve shëndetësore për pacientët”.

Elvir Azizi është zgjedhur drejtor i ShSKUK-së, përmes konkursit publik që kishte shpallur Bordi Drejtues i ShSKUK-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore