Auto

Elon Musk dhe Tesla, në sulm kundër hetimeve ‘të pafundme’


Kompania Tesla dhe shefi ekzekutiv i saj Elon Musk kanë akuzuar Komisionin Amerikan të Letrave me Vlerë (SEC) se i ka shqetësuar me hetimin “e pafund” për të ndëshkuar Musk-un si kritik të qeverisë.

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se akuza ka ardhur me një letër drejtuar gjykatësit Alison Nathan në Manhattan, i cili ka kryesuar një marrëveshje të SEC-ut në vitin 2018.

Lidhur me letrën, ajo ka përshkallëzuar betejën e Musk-ut me rregullatorët teksa ata shqyrtojnë postimet e tij në mediat sociale dhe trajtimin e Tesla-s ndaj punonjësve.

Ajo ka pasuar zbulimin e Tesla-s më 7 shkurt se kishte marrë një thirrje nga SEC-u në lidhje me pajtueshmërinë e saj me marrëveshjen e vitit 2018.

Kjo pasi SEC-u e ka paditur Musk-un në gusht 2018 pasi postoi në Twitter se kishte “siguruar financime” për ta marrë privatisht kompaninë e tij të makinave elektrike me 420 dollarë për aksion.

Tesla dhe shefi i saj ranë dakord që secili të paguante 20 milionë dollarë gjoba civile dhe t’i lejonin avokatët e Tesla-s të kontrollonin paraprakisht disa nga komunikimet e Musk-ut.

Thirrja e fundit u lëshua më 16 nëntor, dhjetë ditë pasi ai anketoi ndjekësit në Twitter nëse duhet të shiste 10 për qind të aksioneve të veta te Tesla.

“Reuters” tregon se nëse SEC zbulon se Musk-u e ka shkelur marrëveshjen, mund t’i kërkojë avokatit Nathan që ta rihapë çështjen, ose të ndjekë akuza të reja.

Sakaq, letra është dorëzuar tetë ditë pasi Departamenti i Punësimit të Drejtë dhe Strehimit në California ka pasitur Tesla-n mbi akuzat e punonjësve me ngjyrë se toleronte diskriminimin racor në fabrikën e vet në Fremont, California.

Por Tesla e quajti padinë të gabuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore