Jetesë & Stil

Ellen DeGeneres dhe Courteney Cox jetojnë bashkë


Ellen DeGeneres ka zbuluar së fundmi në “The Ellen DeGeneres Show” se ajo po jeton me ish-yllin e “Friends” Courteney Cox, pasi shiti shtëpinë në Beverly Hills që jeton me gruan, Portia de Rossi.

“Bota e njeh mysafirin tonë të parë nga një shfaqje e vogël e quajtur “Friends”, por aktualisht unë vetëm e njoh atë si pronaren time”, pëshpëriti DeGeneres ndërsa prezantoi aktoren, e cila u kundërpërgjigj se e konsideron veten më shumë si “shoqe dhome” sesa një pronare.

DeGeneres sqaroi thashethemet se ajo kishte pasur probleme martesore me de Rossi, duke shpjeguar:“Unë nuk po jetoj me Courteney Cox sepse më kanë dëbuar nga shtëpia ime. Ne e shitëm shtëpinë tonë këtu në Beverly Hills, më duhej një vend për të qëndruar dhe Cox ishte aq dashamirëse sa të thoshte, po, qëndro në shtëpinë time.”

Duke qenë se komediania u vendos në shtëpinë e saj, Cox tha se ishte “nervoze”:

“E kisha të pastruar shtëpinë. Kam zhvendosur gjithçka nga ana e djathtë e banjës, kështu që ju do të keni hapësirën tuaj në sirtare. Unë kam qenë me të vërtetë gati për ju,”-vazhdoi Cox, duke shtuar se kur ajo dërgoi ndihmësin e saj të kontrollonte që gjithçka ishte gati, ajo mësoi që DeGeneres kishte bërë një lëmsh”.

Dhe krejt papritur furça e dhëmbëve të Ellen-it është në anën time! ‘

Unë hapa sirtatrin dhe po thoja ku është make-up im? Po furça e dhëmbëve?  Cox është një shoqe e tmerrshme, shtoi ajo duke qeshur.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore