Shqipëria

Ekstradohet drejt Norvegjisë një 36-vjeçare nga Maqedonia e Veriut


Njё 36-vjeçare, e shpallur nё kёrkim ndёrkombёtar pёr krime familjare, ёshtё ekstraduar ditёn e hёnё drejt Norvegjisё.

“Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Norvegjinë dhe Policinë Kufitare Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Norvegjisë 36-vjeçarja e shpallur në kërkim ndërkombëtar”, njoftoi policia.

Shtetasja me inicialet A.M. banuese nё Ohёr, tё Maqedonisё sё Veriut u ndalua nga forcat policore tё qytetit të Pogradecit, teksa po tentonte të kalonte kufirin duke hyrё nё Republikën e Shqipërisë.

Nga verifikimi i kryer në sistem, rezultoi se 36-vjeçarja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuza tё rrёmbimit, në shtetin e Norvegjisё.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e saj drejt Norvegjisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore