Lajme

Ekskluzive: Si u përfshi ambasada e Martin Berishajt në blerje të kundërligjshme veturash nga Ministria e Gërvallës


Foto nga Albanian Post

Në një proces krejtësisht të paligjshëm të blerjes së disa veturave nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës nga një kompani në Kroaci, Albanian Post nga burime brenda ministrisë ka kuptuar se është i përfshirë edhe ambasadori Martin Berishaj.

Berishaj, tashmë i përfolur edhe për skandale të tjera financiare dhe në proces hetimi nga prokuroritë në Kosovë, besohet se ka ndërmjetësuar blerjen e këtyre makinave.

Siç zbulojnë dokumentet e siguruara nga Albanian Post, një pjesë e negocimit për blerjen e paligjshme u bë brenda ambienteve të ambasadës së Kosovës në këtë shtet.

Veturat që askush s’e dinte kujt i duhen, por se ministrja donte t’i blinte patjetër, u kontraktuan në një kompani në Kroaci.

Procesin që u përcoll me falsifikime datash, ndryshime dokumentesh, tejkalime kompetencash dhe shkelje të tjera të shumta, Albanian Post do ta publikojë këtë të martë ekskluzivisht në orën 12:00, bashkë me të gjitha dokumentet që dëshmojnë parregullsitë e procesit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore