Lajme

Ekskluzive në Albanian Post: 4 hapat se si do të ecet përpara me implementimin e Marrëveshjes Bazë, veçanërisht me Asociacionin


Ilustrim

Ditë më parë i deleguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi që Marrëveshja Bazë e dakordësuar fillimisht më 27 shkurt e më pastaj më 18 mars duhet të implementohet deri në fund të verës.

Pika më e nxehtë e kësaj marrëveshjeje është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në mungesë të gjendjes së pajtimit mbi këtë pikë, Albanian Post, të enjten e 25 majit në orën 09:00, duke u bazuar në burimet të mirinformuara për dinamikat e procesit të normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të publikojë katër hapat se si do të ecet përpara me implementimin e Marrëveshjes Bazë, në veçanti të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në artikullin në fjalë do të mund të lexoni mbi pikat kritike të Marrëveshjes Bazë dhe presionit të sinkronizuar që po ushtrohet mbi Kosovën dhe Serbinë nga komuniteti ndërkombëtar.

Artikulli ekskluziv do të përfshijë po ashtu detaje se çfarë pritet nga Kosova në raport me Asociacionin e çfarë nga Serbia në raport me nenet që detyrojnë atë në veçanti.

Raportimi flet edhe për shqetësimin e komunitetit ndërkombëtar që në Prishtinë po filtrohet me idenë që të blihet kohë, pra që Kosova të mos angazhohet seriozisht me procesin me shpresën që Serbia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ekskluzivisht në Albanian Post, nesër, e enjte ora 09:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore