Sport

Eintracht-i ofron yllin e ekipit për sulmuesin e Real-it


Skuadra gjermane e Eintracht Frankfurt-it dëshiron ta ketë në skuadër sezonin e ri, sulmuesin serb të Real Madrid-it, Luka Joviç-in. Për të arritur te qëllimi i tyre, ata janë të gatshëm të ofrojnë në shkëmbim, Andre Silva-n.

Në merkaton e janarit, Eintracht-i e mori Joviç-in në huazim të thjeshtë nga Real-i, duke e rikthyer në ekip, pasi në 2019 e shitën për 60 milionë euro te Los Blancos.

Në Mdrid, 23-vjeçari nuk arriti të tregonte vlerat e tij, duke u aktivizuar vetëm në 32 ndeshje nga tekniku, Zinedine Zidane. Dy gola dhe dy asiste ka realizuar me fanellën e Real-it, lojtari i Kombëtares së Serbisë.

Në sezonin aktual në Bundesligë, ai është aktivizuar në 18 ndeshje, nga ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar dy asiste.

Qëllimi i Eintrach-it tanimë është ta rikthejë lojtarin në ekip dhe në formën e dikurshme, që ai kishte para se te transferohej në Madrid. Asokohe, në 75 ndeshje, Joviç-i shënoi 36 gola dhe dhuroi nëntë asiste.

Në krahun tjetër, këtë sezon, Andre Silva është një nga sulmuesit më të spikatur në Europë. Ai  është paraqitur në 34 ndeshje me fanellën e Eintracht-it, duke arritur të shënoi 29 gola dhe të dhuroi 10 asiste.

Portugezi ka rigjetur veten në Gjermani dhe është nën lupën e disa klubeve të medha, mes të cilave dhe Manchester Untited-i. Një sulmues me vlerë për Eintracht-in, por mos kualifikimi në Ligën e Kampionëve, ka bërë që ai të mendojë largimin drejt një klubi më të madh dhe me objektiva të ndryshme nga ato të gjermanëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore