Sport

Eduart Rroca, ecuri prej kampioni


Eduart Rroca është duke zhvilluar një sezon te jashtëzakonshem në Turqi. 27-vjeçari është një nga lojtarët më të mirë të Istanbulsport-it, që luan në Ligën e Parë turke (e dyta për nga rëndësia).

Rroca ishte pjesë e disa ekipeve në Shqipëri si Tërbuni, Luftëtari dhe në fund te Kukësi, përpara se të kalonte te Istanbulspor-i në shtatorin e 2020.

27-vjeçari nga Librazhdi ka lënë gjurmë që në sezonin e tij të parë në Turqi. Në total është aktivizuar në 25 ndeshje në Ligën e Parë turke, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhuruar 12 asiste. Falë paraqitjeve të mira, vlera e kartonit të Rrocës, sipas Transfermarket-it kushton 775 mijë euro.

Në ekip me të janë edhe shqiptarët e tjerë, Kristal Abazaj dhe Valon Ethemi.  Por, mesfushori është një nga elementët më të spikatur të ekipit, që aktualisht renditet në vendin e katërt në kampionat. Pas 30 ndeshjesh, Istanbulspor-i ka grumbulluar 54 pikë, katër pikë më pak se vendi i dytë dhe i tretë.

Vendi i dytë e dërgon ekipin automatikisht në Superligën turke, ndërsa një renditje mes vendit të tretë dhe të gjashtë, do të thotë që këto katër ekipe do të luajnë play-off për të siguruar një vend në Superligë.

Rrugëtimi i Rrocës dhe Istanbulspor-it është i mbarë për t’i parë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit turk.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore