Kosova

Edhe në Zubin Potok fillon mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit


Izmir Zeqiri

Përveç në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq e Zveçan, këtë të premte edhe në Zubin Potok ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit, Izmir Zeqiri.

Që peticioni të jetë i suksesshëm, kërkohet që të mblidhen së paku 20 për qind e nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar.

Kjo nënkupton se në Zubin Potok 1 mijë e 347 qytetarë ta nënshkruajnë peticionin.

Të premten në mëngjese edhe në Komunën e Zveçanit ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit, Ilir Peci.

Kështu të paktën ka bërë të ditur iniciuesi i peticionit në Zveçan, Darko Vuksanoviç.

Mbledhja e nënshkrimeve po bëhet në një tendë të vendosur afër ndërtesës komunale në qendër të Zveçanit.

Procesi ka nisur në orën 9:00 të mëngjesit.

Iniciuesi i këtij procesi u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisiht për të nënshkruar peticionin për largimin e kryetarit të komunës, i cili sipas tij, është zgjedhur ilegalisht në atë pozitë.

Nga 7 mijë e 52 votues që janë në Zveçan nevojiten 20 për qind, pra 1 mijë e 411 nënshkrime që peticioni të cilësohet si i suksesshëm.

Peticioni për shkarkimin e kryetarit të komunës po mbahet në bazë të Udhëzimit Administrativ që Qeveria e Kosovës e miratoi shtatorin e vitit të kaluar për t’i hapur rrugë shpalljes së zgjedhjeve lokale në komunat në veri, pasi serbët lokalë nuk po i pranojnë kryetarët shqiptarë.

Nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të Zveçanit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore