Jetesë & Stil

Edhe Christina Aguilera mbështet fuqishëm Britney Spears, në luftën kundër konservatorit


Një miqësi si ajo e Britney Spears me Christina Aguilera është për tu lakmuar!

Ylli i muzikës pop, Christina Aguilera, ka dalur në mbështetje të koleges dhe mikes së saj, Britney Spears, e cila po lufton në gjykatë kundër konservatorit mbi të.

“Këto ditët e fundit unë kam qenë duke menduar për Britney dhe gjithçka që ajo po kalon. Është e papranueshme që çdo grua, apo njeri, që dëshiron të ketë nën kontroll fatin e vet mund të mos lejohet të jetojë jetën siç dëshiron”.

“Të jesh e heshtur, e injoruar, ngacmuar nga ata që janë ‘të afërt’ me ty është gjëja më shkatërruese dhe poshtëruese që mund të imagjinohet. Çdo grua duhet të ketë të drejtën për trupin e saj, sistemin e vet riprodhues, privatësinë e saj, hapësirën e saj, shërimin e saj dhe lumturinë e saj” ka shkruar Christina.

Ylli i hitit “Genie in a bottle”, ka thënë se nuk është në kontakt me Britney rreth ngjarjeve të fundit, teksa ka bërë të ditur se – “gjithçka që ajo di, është nga shkrimet në media”.

“Ndërsa unë nuk jam prapa dyerve të kësaj bisede publike – gjithçka që mund të bëj është të ndaj nga zemra ime me ato që kam dëgjuar, lexuar dhe parë në media”.

“Bindja dhe dëshpërimi i kësaj lutjeje për liri më bën të besoj se ky person që dikur e njihja ka jetuar pa dhembshuri ose mirësjellje nga ata që kishin në kontroll”, ka shkruar tutje Aguilera.

Aguilera e ka përfunduar porosinë publike duke thënë – “Për një grua që ka punuar në kushte dhe presione të paimagjinueshme për shumicën, unë ju premtoj se ajo meriton të gjithë lirinë e mundshme për të jetuar jetën e saj më të lumtur. Zemra ime shkon me Britney. Ajo e meriton të gjithë dashurinë dhe mbështetjen”.

Christina Aguilera – së bashku me Justin Timberlake dhe Ryan Gosling , u takuan për herë të parë me Spears në vitin 1993 kur yjet u bashkuan në “The All-New Mickey Mouse Club” në sezonin e tij të gjashtë në “Disney Channel”.

Të dy vajzat, Britney e Aguilera, u ngjitën në majat e suksesit të muzikës pop nga fundi i viteve 1990 dhe fillimi i viteve 2000, duke ndarë herë pas here skenën së bashku, siç bënë në mënyrë të paharrueshme me Madonna gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards”, në vitin 2003.

Britney Spears, Madonna dhe Christina Aguilera, 2003.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore