Jetesë & Stil

Ed Sheeran tanimë me kishë dhe varr personal


Më në fund pas katër vjetësh punë, kapela private e Ed Sheeran me dhomë të varrimit tanimë ka përfunduar.

E njëjta tanimë është publikuar përmes imazheve nga mediumet britanike, brenda të cilave tregohet struktura mbresëlënëse e strallit të kompletuar me një kullë të rrumbullakët, me lokacion në truallin e shtëpisë së Ed në East Suffolk.

Ndërtuesit sapo i kanë vënë dorën e fundit kapelës “jo-konfesionale”, e cila ka mure të lakuara si një varkë dhe dhomë për një kongregacion prej 24 personash, shkruan The Sun, transmeton AlbanianPost.

Ndërtesa përmban një altar, shkallë spirale dhe madje edhe plan për arratisje, që të shpie nën një varr të rremë.

Brenda saj, gjithashtu ndodhet një zonë varrimi, e cila është në madhësinë e një varri të dyfishtë, që arrihet përmes një pllake në dyshemenë e ndërtesës.

Ed fillimisht nuk arriti të merrte lejen e planifikimit për vendin e adhurimit, por planet e tij të zvogëluara u miratuan në vitin 2019.

Ylli i “Bad Habits” posedon një vlerë prej 300 milionë funte dhe tha se ai donte ta ndërtonte këtë që njerëzit mund ta adhuronin kur ta vizitonin, pa pasur nevojë të shkonin në vende në zonën lokale ku mund të njiheshin.

Një raport planifikimi thoshte: “Aplikanti ka, si të ftuar dhe kolegë vizitorë, njerëz nga e gjithë bota”.

Shumë nga këta njerëz kanë gjithashtu profile të larta dhe një nevojë të lidhur për maturi, e cila nuk do të plotësohej nga kisha e famullisë lokale – dhe vëmendja e publikut mund të shkaktojë me të vërtetë përçarje në kishë.

“Për më tepër, ata janë nga shumë vende, besime dhe zakone, duke përfshirë për shembull në vitin e kaluar SHBA, Gana, Nigeria, Azia, Australia. Kështu, aplikanti kërkon të sigurojë një hapësirë fetare dhe ekumenike në të cilën ai dhe këta njerëz të ndryshëm, mund të tërhiqen për meditim ose adhurim në paqe dhe të sigurt nga shqetësimet”, thuhej tutje në raport.

Ed ka gjithashtu një kopsht zoologjik, pijetore, shtëpi pemësh, kopsht me mure, fushë futbolli, kuzhinë në natyrë dhe vaskë të nxehtë në pronën e tij, kështu që ai praktikisht nuk duhet të largohet kurrë nga aty.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore