Sport

Dzeko arrin në Stamboll, gati testet mjekësore me Fenerbahce-n


Edin Dzeko ka mbërritur në Stamboll për të përfunduar testet mjekësore me Fenerbahce-n përpara një transferimi me parametra zero.

Klubi turk ka postuar një foto të sulmuesi boshnjak në aeroportin e Stambollit të enjten në mëngjes.

Kontrata e tij me Inter-it skadon në fund të muajit, kështu që sulmuesi do t’i bashkohet Fenerbahce-s si lojtar i lirë.

“Sulmuesi me famë botërore Edin Dzeko do të vijë në Stamboll për të kaluar kontrollet mjekësore dhe për të përfunduar negociatat e transferimit”, shkroi Fenerbahce në Twitter.

37-vjeçari iu bashkua Inter-it nga Roma në vitin 2021 dhe shënoi 31 gola në 101 ndeshje me zikaltrit, duke fituar dy herë Kupën e Italisë dhe Superkupën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore