Libra

“Dy poetë”


Dante dhe Shekspiri e ndajnë botën në dysh, mes tyre nuk ka të tretë”, T.S Eliot.

Thomas Carlyle, shkrimtari dhe historiani i madh Skocez, kishte dhënë krahasimin më të bukur mes Shekspirit dhe Dantes. Poezia e Shekspirit ishte “e gjerë”, kurse e Dantes “e thellë”. Gjerësia e gjenialitetit të Shekspirit ishte botërore dhe empirike, kurse thellësia e Dantes ishte shpirtërore në nivel përtej bote, metafizike.

Kurse T.S Eliot, mendonte se dallimi kryesor mes Dantes dhe Shekspirit ishte se Dante kishte “filozofi”, doktrinë për jetën dhe përjetësinë, kurse Shekspiri jo.

“Është pak ironike se kur një poet si Dante, niset me një filozofi të determinuar për udhëheqjen e jetës së tij, kjo filozofi dhe paternë etike nuk vlerësohet, dhe kur interpretuesit tonë insistojnë në poezinë e pastër që nuk duhet ta asocojmë me përpjekjet tona për të bërë mirë. Kurse kur një poet si Shekspiri që nuk ka fare ‘filozofi’ dhe qartazi asnjë dizajn për përmirësimin e sjelljes ose moralit, niset në përvojat e tij që të na e lexoj jetën[…]”, shkruan T.S Eliot.

George Santayana, filozofi spanjollo-amerikan, besimin e thellë të Dantes në gjykimin e përjetshëm, e shihte si shtrirje në distancën kohore mes “tërësisë shpirtërore” të përjetshme të Mesjetës, dhe përkohshmëria sekulare moderne e “të qenit i kësaj bote”.

“Dante e lexoi Italinë bashkëkohore të tij sikur profetët Hebre lexuan shenjat e kohës; dhe çfarëdo që gjykimi ynë kritik na lejon është thjesht iluzion mes këtyre dyjave; nuk mund të ketë asnjë dyshim që tërësia shpirtërore, dhe absolutizmi profetik, bënë që të shtrëngohen fort pas fakteve të veçanta, dhe mënyrën e tyre të fuqishme për të vënë fatmirësi e fatkeqësi”, shkroi Santayana.

Në një artikull në Frankfurter Rundschau, Arno Widmann, ndezi edhe më shumë flakët e polemikave duke krahasuar Danten me Shekspirin, dhe duke pretenduar se ky i fundit “në amoralitetin e tij ishte vite-drite më modern se Dante”. Kjo filloi një stuhi letrare, me artikuj gazetash, emisione në radio, letra drejtuar redaktorit te Frankfurter Rundschau dhe tweeta të shumta. Shumica kritikojnë Widmann-in, por disa gjithashtu edhe i mbajnë anën.

Aty ku këta dy poetë dallojnë është se ndërsa Dante i shtyn lexuesit e tij të mendojnë (dhe të kënaqen duke menduar), Shekspiri jep përgjigje më definitive për problemet morale dhe pyetjet që ai ngre. Idioma e Dantes mund të shfaqet e huaj, si një botëkuptim që është relikë e së shkuarës, por shumë nga ato që ai thotë për moralin, politikën, gjuhën dhe dashurinë janë të përjetshme pasi që adresojnë esencën e shpirtit dhe jetës njerëzore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore