Shqipëria

Dy automjete përplasen në Fushë Krujë-Thumanë, regjistrohet një viktimë


Në orët e mbrëmjes është regjistruar një aksident i rëndë, ku dy makina janë përplasur në aksin Fushë Krujë-Thumanë.

Pas incidentit rrugor mbetën të plagosur të katër personat që po udhëtonin. Njëri prej tyre nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Drejt spitalit u dërgua drejtuesi i njërit prej automjeteve D.A., i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, forcat e policisë punuan bashkë me forcat e zjarrfikëses për të nxjerrë tre të lënduarit e tjerë nga automjetet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore