Lajme

Duhen 411 miliardë dollarë për ta rindërtuar Ukrainën, sipas Bankës Botërore


Një raport i Bankës Botërore tregon se Ukrainës, rindërtimi i vendit, do t’i kushtojë një shumë monetare prej 411 miliardë dollarësh, në 10 vitet e ardhshme, ku vetëm për të pastruar vendin nga gjithë rrënojat e lëna pas, do të duhen 5 miliardë.

Pavarësisht kësaj, të gjithë vlerat, sipas BB-së, duhen parë si minimume, të cilat me kalimin e kohës mundet edhe të ndryshojnë, për sa kohë nuk ka një ide të qartë se kur lufta do të përfundojë.

Një raport i ngjashëm i shtatorit 2022, e kishte vendosur vlerën e rindërtimit në 349 miliardë dollarë. Fakti se tashmë të gjithë aktorët që zhvillojnë raportin, duke përfshirë edhe Komisionin Evropian, apo Kombet e Bashkuara, e kanë etiketuar koston si 70 miliardë dollarë më të lartë për gjashtë muajt e fundit, tregon se rritja mesatare është ajo prej 10-12 miliardë dollarësh për çdo muaj.

Ky është aksioni real që Rusia ka ndërmarrë në Ukrainë dhe kjo është goditja reale që po i jep.

Në bazë të shifrave, janë rreth 2 milionë shtëpi të dëmtuara. Më shumë se një në pesë institucione shëndetësore janë të dëmtuara po ashtu, përfshi edhe 650 ambulanca, të cilat janë shkatërruar ose vjedhur.

Çmimi njerëzor i verifikuar, i raportuar deri tani, arrin në 9 mijë e 655 humbje jetësh nga civilët, duke përfshirë edhe 461 fëmijë.

Sa i përket një ndarjeje në zëra, rreth 135miliardë dollarë, mendohet se mund të shkojë rindërtimi i banesave të shkatërruara ose dëmtuara, vetëm në aspektin infrastrukturor, pa llogaritur impaktin ekonomik.

Nëse mbrojtja e Kievit nuk do të kishte punuar ashtu si duhet, atëherë sot do të ishim duke u përballur me një dëm edhe më të konsiderueshëm.

Një ndihmë më emergjente prej 14 miliardësh pritet të jepet vetëm këtë vit, për të mundësuar ndërkaq mbajtjen hapur të shkollave, për të paguar rrogat e mësuesve dhe punonjësve të tjerë, apo për të shlyer gjithë detyrimet sa u takon pensioneve.

Për të gjitha këto, ndoshta do të duhet të ketë edhe një kontribut shtesë prej 3 deri në 4 miliardë dollarësh, duke parë ecurinë e gjërave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore