Muzikë

Dua Lipa rifiton të drejtat e saj të botimit nga kompania TaP Music


Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa i ka blerë të drejtat e saj të botimit nga kompania e saj e vjetër botuese, TaP Music Publishing.

Kompania njoftoi lëvizjen duke deklaruar se ata “i urojnë Duas gjithë të mirat për të ardhmen”, shkruan Variety, transmeton AlbanianPost.

Dua u largua nga lista e menaxhimit të artistëve të kompanisë në vitin 2022, pasi fillimisht nënshkroi me bashkëdrejtorët e TaP, Ben Mawson dhe Ed Millet në vitin 2013.

Detajet mbi marrëveshjen ishin të pakta edhe pse Anna Neville, bashkë-presidente e TaP Music, deklaroi: “Kjo është një kohë emocionuese për kompaninë tonë botuese – ne po zgjerojmë shërbimet dhe ekipet tona globalisht dhe vazhdojmë të shtojmë shkrimtarë dhe artistë të talentuar në listën tonë të menaxhimit të yjeve”.

Lista e menaxhimit të TaP përfshin artistë të tillë si Caroline Polachek, Lana Del Rey dhe Ellie Goulding, ndërsa lista e tij botuese krenohet me Yaeji dhe Dermot Kennedy dhe të tjerë.

Concord tani zotëron mbi 150 mijë këngë dhe 51 katalogë, duke përfshirë vepra nga The Beatles, Alice In Chains, The Offspring dhe hite të regjistruara nga Elvis Presley, Meatloaf, James Brown dhe Billie Holiday dhe gjithashtu ka një pjesë në Katalogun Carlin, i cili përfshin hitet e bëra të famshme nga artistë duke përfshirë Johnny Cash, Aretha Franklin, Ella Fitzgerald, Elvis Presley, Peggy Lee dhe George Harrison.

Lana Del Rey.

“I gjithë ekipi në Concord është i emocionuar që mund të përfaqësojë këta katalogë ikonë. Tashmë është detyrimi ynë që t’i ekspozojmë këto këngë dhe regjistrime për një audiencë edhe më të madhe se bazat e tyre të jashtëzakonshme ekzistuese të fansave. Rritja e ndikimit kulturor që kanë këto vepra është sigurisht një përgjegjësi që ne e marrim seriozisht”, tha Bob Valentine, CEO i Concord.

“Që nga fillimi ynë, Concord ka demonstruar një histori të qartë të ruajtjes së trashëgimisë së artistëve tanë duke shfrytëzuar mundësi të reja dhe inovative për të krijuar fansa të rinj. Mezi pres të shoh se çfarë do të dalin më pas ekipet tona krijuese globale të ekspertëve të sinkronizimit, licencimit, marketingut dhe të drejtës së autorit”, përfundoi ai.

Dua vazhdon të mbetet një prej artisteve më të suksesshme në Mbretërinë e Bashkuar, dhe në përgjithësi kudo në glob, derisa vazhdon të lancojë hite që thyejnë rekorde.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore