Shqipëria

Drejtori i Policisë shkarkon shefin e komisariatit të Delvinës


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka shkarkuar nga detyra që mbante prej gjashtë muajsh shefin e komisariatit të Delvinës, Armando Zoga.

Zoga është transferuar me urdhër të Rrumbullakut në Akademinë e Policisë.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e kësaj lëvizjeje, e cila është e veçuar nga urdhrat e tjerë që bëhen zakonisht për gjithë komisariatet.

Zoga pritet të zëvendësohet në këtë post nga komisar Naim Lala, i cili vjen nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Tiranë.

Më herët, Lala ka qenë edhe shef i Komisariatit të Policisë Mirditë.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore