Lajme

Drejtori i Policisë del në vendin e ngjarjes ku po zhvillohet aksioni për kapjen e grabitësve


Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Në vendin e ngjarjes ku është duke u kryer operacioni në lagjen “Dragodan” në Prishtinë, ka arritur edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha si dhe forenzika.

Nga komunikata e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, është bërë e ditur se katër janë arrestuar nga aksioni i së enjtes, ndërsa numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë.

“Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar”.

“Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor”, thuhet në komunikatë.

AP është duke vazhduar të qëndroj në vendin e ngjarjes, ku policia ka bllokuar rrugët deri në përfundimin e aksionit – që nuk dihet sa do të zgjasë.

Policia e Kosovës, këtë të enjte, po kryen një operacion në lagjen “Dragodan” në kryeqytet për kapjen e të dyshuarave të tjerë për grabitjen e 22 nëntorit në një argjendari në Komunën e Suharekës.

Pjesë e operacionit për lokalizimin e të dyshuarve për grabitjen e argjendarisë në Suharekë, janë edhe Njësia Speciale Intervenuese.

Ky aksion i policisë vjen pas arrestimit të dy të dyshuarve për grabitjen në argjendarisë në Suharekë, për të cilët nga Prokuroria u tha se nuk kanë qenë pjesëmarrës direkt, por kanë asistuar grabitësit në përgatitjen e planit.

Burime të Albanian Post kishin thënë se dyshohet për një grup të përbërë nga ish-të burgosur me të kaluar kriminale të cilët janë liruar rishtazi nga burgjet e Kosovës dhe një pjesë tjetër nga persona që kanë marrë pjesë në luftëra në shtete të tjera jashtë Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore