Lajme

Draghi: Italia ka vetëm gaz, është më e ekspozuara


Për momentin nuk ka ende një vlerësim “për ndikimin sasior” të ndonjë sanksioni, por “dihet se disa sanksione do të kishin më shumë ndikim në Itali dhe më pak në vendet e tjera”.

“Dhe përgjigja është mjaft e qartë: të gjitha sanksionet që indirekt ndikojnë në tregun e energjisë ndikojnë më shumë në vendin që importon më shumë gaz. Dhe Italia ka vetëm gaz, nuk ka energji bërthamore dhe qymyr, ndaj dhe është më e ekspozuar”.

Kështu tha kryeministri italian, Mario Draghi, në një konferencë për shtyp në fund të Këshillit të Ministrave ditën e sotme.

Për këtë arsye, shton ai, “ne po studiojmë gjithashtu sesi Italia mund të vazhdojë të furnizohet nga burime të tjera nëse ato nga Rusia nuk janë më të disponueshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore