Lajme

Dosja e energjisë: Si e bindi Mario Draghi Berlinin?


“Shkoi mirë”.

Për këtë është i bindur kryeministri në largim i Italisë, Mario Draghi.

Pas më shumë se 11 orësh diskutimesh, sulmesh dhe dallimesh në dosjen e energjisë, Bashkimi Evropian ka arritur të gjejë një sintezë përballë armikut të përbashkët rus.

E gjitha kjo falë vendosmërisë së Draghi-t që arriti të bindte lidershipin gjerman.

Kështu, në një moment të caktuar të natës, një skenë shfaqen, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe Draghi.

Të tre ata largohen duke lënë pas një paragraf të tërë me konkluzione të shkuara nga samitit i zhvilluar dje.

Në të kërkohet zgjidhje “evropiane dhe jokombëtare” për veprimet e ardhshme strategjike në tregun e energjisë të BE-së.

Draghi edhe në çastet e fundit të qeverisjes, nuk gabon. Ai ishte i pari që foli për blerje të përbashkëta gazi në dhjetor të vitit të kaluar.

Së pari, në mars të këtij viti, ai dha propozimin për kufirin e çmimit. Tani të dyja dosjet u konkretizuan.

Mario Draghi në këtë mënyrë i dha qeverisë së Melonit një udhërrëfyes më të qartë se kurrë.

Tashmë i takon ekzekutivit të ri të monitorojë hapat e ardhshëm të Komisionit, për zbatimin e shpejtë të kompromisit.

Mënyra se si kryeministri në orët e fundit të mandatit të tij e bindi Berlinin të ndryshojë qëndrimin e tij vjen si një përzierje e disa faktorëve.

Boshti i fortë me presidentin e Francës luajti rol.

Vetë Macron, gjatë natës, ishte ndër të parët që bëri të ditur lajmin se “në fillim të nëntorit do ta kemi këtë mekanizëm të ri të kufirit të çmimi të gazit dhe mund të zbatohet”.

Si për të pranuar se u dorëzua, Scholz theksoi se tani “ka ende shumë punë teknike për të bërë, me shumë çështje që nuk janë të thjeshta dhe do të duhet të shqyrtohen”.

Por, vetë Draghi tregoi një tjetër dinamikë.

Në një moment ai ishte i qartë në përfaqësimin jo vetëm të objektivave të Romës, por edhe të 15 shteteve që javët e fundit i kanë ndarë shqetësimet me diplomacinë italiane.

Përfundimet, të cilat mbeten të paqarta, lënë pjesërisht të kënaqur krerët e qeverive të 27 vendeve.

Gjithashtu për kufirin e çmimit dhe për sigurinë e re për energjinë, marrëveshja shënon progres.

Ndërkohë, marrëveshja përcakton efekte të dobishme në zbritjen e gazit nën 120 euro për megavat orë.

Çmimi, megjithatë, është ende larg nga niveli i ulët prej 107 eurosh i shënuar të mërkurën e kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore