Sport

Dortmund-i gjen zëvendësuesin e Haaland-it në Bundesligë


Borussia Dortmund-it ka në ekip një nga lojtarët më premtues dhe më të kërkuar në Europë, Erling Haaland-in. Por, kur nuk është e qartë akoma situata e norvegjezit nëse do të qëndrojë edhe një sezon apo do të largohet, Dortmund-i e ka gjetur zëvendësuesin, Ande Silva-n.

Sulmuesi i Eintracht Frankfurt-it është një nga lojtarët më të mirë në Bundesligën gjermane. Portugezi deri më tani në 28 ndeshje në Bundesligë ka shënuar 24 gola dhe ka dhuruar shtatë asiste. Silva me ecurinë e deritanishme duket lojtari ideal për të zëvendësuar norvegjezin.

Sidoqoftë, Haaland-i deri tani është në mëdyshje për t’u larguar ose më saktë në mesin e pandemisë dhe krizës financiare që ajo u ka shkaktuar klubeve është e vështirë që te investohet 160 milionë euro për ta transferuar.

Haaland-i po kërkon të bëjë hapa përpara në karrierë dhe nëse ndonjë nga klubet e interesuara (Real Madrid, Juventus, Manchester City, Chelsea dhe Manchester United) është i gatshëm t’i ofrojë ato para atëherë pritet largimi i tij nga Signal Iduna Park.

Një pjesë e parave të përfituara nga shitja e Haaland-it, Dortmund-i do t’i investonte te blerja e Silva-s. Për portugezin, Eintracht-i kërkon rreth 40 milionë euro.

Falë golave të Silva-s, Eintracht-i momentalisht mban vendin e tretë në Bundesligë dhe pritet që sezonin tjetër të jetë pjesë e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore