Lajme

Dorëheqjet e policëve serbë në Veri, MPB-ja hap konkurs për policë të rinj


Ilustrim

Policia e Kosovës, me qëllim të plotësimit të numrit të pjesëtarëve policorë në Mitrovicën e Veriut, ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet në Kosovë.

Serbët më 5 nëntor dhanë dorëheqje nga Policia e Kosovës, si shenjë revolte ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për targa.

Që nga ajo kohë pozitat e tyre janë vakante.

Prandaj Policia e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Punëve të Brendshme, përmes këtij konkursi, do të tentojë ta mbushë këtë boshllëk.

Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet të jenë nga komuniteti jo-shumicë, jo domosdoshmërisht nga pakica serbe, si dhe të mos jenë më të vjetër se 30 vjet.

Aplikimi në fjalë do të jetë i hapur nga 5 janari deri më 26 janar të këtij viti.

Në këtë shpallje, megjithatë nuk është cekur numri i vendeve të lira të punës, gjegjësisht numrin i cili do plotësonte vendet boshe në Policinë e Kosovës në Veri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore