Lajme

Dokumenti i Moskës për paqen është element presioni, thotë Podolyak


Këshilltari i kreut të zyrës së Presidentit, Mikhail Podolyak e ka konsideruar “dokumentin e paqes” të dorëzuar nga Moska zyrtare si “element presioni”.

“Unë mendoj se ne nuk duhet të përdorim disa rusishtfolës si prodhues lajmesh. Është shumë më mirë të mbështetemi vetëm në mesazhet zyrtare nga pala ukrainase. Sepse rusët shumë shpesh përdorin deklaratat publike vetëm si një element presioni”, deklaroi Podolyak.

Zyrtari ukrainas iu përgjigj deklaratës së Peskov-it (zëdhënësi i Kremlin-it) se një draft dokument paqeje ishte dorëzuar në Kiev.

Duke folur për procesin e negociatave, ai kujtoi se Ukraina ua ka përcjellë tashmë “kundërshtarëve propozimet e saj për zgjidhjet procedurale” në kuadër të “Raundit të Stambollit”.

“Pala ruse studioi propozimet dhe shprehu kundër-qëndrimet e saj. Më pas është radha jonë të studiojmë, krahasojmë, nxjerrim përfundime. Përfshirë politikën dhe ligjin”, shtoi Podolyak.

Siç është raportuar, Peskov tha sot se Rusia kishte paraqitur një projekt-dokument zgjidhjeje në Ukrainë, por Kievi nuk po nxitonte të reagonte.

Zëdhënësi i Kremlin-it akuzoi palën ukrainase të bisedimeve për devijime të vazhdueshme nga pozicionet e dakordësuara më parë, duke i ndryshuar vazhdimisht ato.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore