Lajme

Dodik: “Nacionalizimi mysliman në Bosnje po e shfrytëzon krizën në Ukrainë”


Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik,

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka vazhduar me kursin e tij diskursiv duke thënë se boshnjakët, që ai i quan “myslimanët”, po shfrytëzojnë krizën në Ukrainë për të riafirmuar qëllimet e tyre.

Dodik përmendi si shembull faktin se Ministri i Mbrojtjes Sifet Podziç dhe shefi i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të BeH-së, Senad Masovic, morën pjesë në takimin e Ministrit të Mbrojtjes së ShBA-së, Lloyd Austin, me zyrtarët ukrainas pa vendim të Presidencës së BeH-së, raportoi “Nova”.

“Nuk është çështje individuale, por pjesë e një përpjekje të përbashkët për të përmbysur Bosnje-Hercegovinën nga myslimanët. Nacionalizimi mysliman ka shkuar aq larg sa të përdor krizën e Ukrainës për të riafirmuar qëllimet e tyre”, ka thënë Dodik në Banja Llukë.

Duke folur për pretendimet se BeH i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, Dodik tha se BeH nuk e ka bërë këtë sepse vendosja e sanksioneve ndaj çdo vendi kërkon vendim të autoriteteve përkatëse, gjë që nuk është rasti, tha ai.

Miorad Dodik tha se nuk ka pasur asnjë vendim për t’u bashkuar me BeH në ndalimin e fluturimeve për avionët rusë.

“Këtu ka prova të ndarjes së BeH. Myslimanët do të përpiqen t’i përmbahen faktit që kanë bërë diçka dhe ne nuk e pranojmë këtë sepse nuk është vendosur në Presidencën e BeH, Këshillin e Ministrave apo Asamblenë Parlamentare“, tha mes tjerash Dodik.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se bashkërendimi i Bosnje-Hercegovinës me sanksionet perëndimore kundër Rusisë është bërë pa e pyetur entitetin serb të BeH-së, “Republika Srpska”-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore