Auto

Do të nisë prodhimi i Cybertruck-ut


Kompania amerikane e automjeteve, Tesla, pritet që në vitin 2021 të nisë prodhimin e kamionit elektrik Cybertruck.

“Do të bëjmë disa dërgesa të Cybertruck-ut në vitin 2021, por volumi i prodhimit do të vendoset vitin e ardhshëm”, ka thënë Elon Musk, CEO i Tesla-s.

CarBuzz, faqe dedikuar automjeteve, bën me dije se makina elektrike do të ndërtohet te fabrika e re e Tesla-s në Austin, Texas.

Lidhur me ndërtimin, kompania do të përdorë një metodë të re në të cilën do të përfshihet edhe një shtypës prej tetë mijë tonësh që do të formësojë pjesën e pasme të automjetit.

Musk ka shtuar se dizajni i Cybertruck-ut ka përfunduar dhe pritet porositja e pajisjeve të fundit që do të kompletojnë automjetin dhe do të realizojnë funksionimin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore