Shqipëria

Dita Botërore e Kancerit/ Manastirliu: Janë 3-fishuar financimet


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, të enjten, më 4 shkurt, në ditën Botërore të Kancerit, vizitoi spitalin onkologjik në Qendrën Spitalore të Universitare në Tiranë (QSUT), shprehu mirënjohjen e saj për punën dhe shërbimin e mjekëve dhe infermierëve për tajtimin e pacientëve në kohën e pandemisë. Në këtë spital janë trajnuar 15 mijë pacientë gjatë kësaj periudhë.

Manastirliu deklaroi se janë 3-fishuar financimet për shërbimin onkologjik.

“Kemi përmirësuar trajtimin me medikamente, aparaturat mjekësore dhe hapëm për herë të parë shtatë qendra të trajtimit me kemioterapi në spitalet rajonale”.

Ministrja foli për terapitë e mjekimit për sëmundjet tumorale.

“Vetëm për terapitë e mjekimit për të sëmurët me kancer, financohen 25 milionë euro në vit”.

Që prej vitit 2018, deklaroi ministrja, se është 2-fishuar numri i grave që marrin trajtim nëpërmjet skemës së rimbursimit. Gjithashtu nëpërmjet terapive në spital 100% e tajtimit me herceptinë merret falas.

Ajo vlerësoi punën e shërbimit të radioterapisë, ku vetëm gjatë vitit 2020, janë kryer 20 mijë seanca radioterapie falas, me aparatura të teknologjisë së lartë. Këto aperatura ofrojnë një shërbim shumë të specializuar.

“Programi Kombëtar i Depistimi-t të kancerit të qafës së mitrës është një program i cili ka filluar prej vitit 2019 dhe që ka dhënë rezultatet e veta, pasi më shumë se 30 mijë gra janë depistuar nëpërmjet testit HPV në qendrat shëndetësore”.

Gjatë vizitës në spitalin onkologjik në QSUT, Manastirliu u shpreh se është garantuar mbulimi 100% falas i trajtimit në banesë për të sëmurët që kërkojnë kujdes paliativ.

Në Ditën Botërore të Kancerit, Manastirliu bëri apel që të kontaktohet menjëherë mjeku i familjes për të parandaluar dhe identifikuar në kohë sëmundjet tumorale.

Numërohen rreth 6 mijë raste të reja të tumoreve në vit në vendin tonë. 90% e të cilave menaxhohen dhe trajtohen nga sistemi shëndetësor publik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore