Lajme

Disa pjesë të Ukrainës pa energji elektrike pas sulmeve ruse


Një dron rus raportohet se ka dëmtuar pajisjet në një nënstacion në rajonin e Dnipropetrovsk gjatë natës.

Sulmi ndërkaq ka bërë që të ndërpritet energjia për një numër familjesh dhe konsumatorë individualë, ka njoftuar operatori ukrainas i energjisë Ukrenergo në Telegram.

Sulmi ka ardhur pasi raketat dhe dronët rusë shkatërruan një termocentral të madh elektrik afër Kievit dhe goditën objektet e energjisë në disa rajone të Ukrainës të enjten, duke shkatërruar termocentralin Trypilska me qymyr pranë kryeqytetit.

Ukrenergo ka bërë me dije se 399 vendbanime ishin pa energji që nga mëngjesi i së premtes, me një ndërprerje të energjisë në rajonet Dnipropetrovsk, Donetsk, Sumy, Kharkiv dhe Kherson.

Operatori i energjisë ka ndërmarrë sakaq ​​një mbyllje emergjente në rajonin e Kharkiv, duke ndërprerë 210 mijë konsumatorë.

Po ashtu ka bërë thirrje për kufizimin e përdorimit të pajisjeve që konsumojnë energji nga ora 19:00 deri në 21:00, në mënyrë që të lehtësohet njëfarë barre nga rrjeti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore