Lajme

Dhjetëra të zhdukur pas mbytjes së anijes me refugjatë


Të paktën 30 persona janë të zhdukur, ndërsa 17 persona janë shpëtuar pasi një varkë me refugjatë nga Libia u përmbys në Detin Mesdhe në mot me stuhi, tha roja bregdetare italiane.

Një operacion shpëtimi nga rojet bregdetare italiane është duke u zhvilluar, me mbështetjen ajrore të agjencisë kufitare të Bashkimit Evropian, Frontex.

Kërkimeve për të mbijetuar iu bashkuan edhe anijet tregtare që ndodheshin pranë aksidentit, raporton agjencia “Reuters”.

Më herët të dielën, organizata humanitare ‘Mediterranean Saving Humans’ njoftoi në llogarinë e saj në Twitter, duke cituar burime të shumta, se një varkë me refugjatë që lundronte nga Libia në Itali u përmbys 177 kilometra në veriperëndim të Bengazit.

Pasi përpjekja e parë e shpëtimit nga anija tregtare dështoi për shkak të motit të keq, autoritetet libiane kërkuan ndihmë nga autoritetet italiane, duke thënë se atyre u mungojnë mjetet për të kryer operacionin e shpëtimit, tha roja bregdetare italiane në një deklaratë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore