Art&dizajn

Detaje nga xhamia Abu Dhabi-t, një nga më të bukurat në botë


Xhamia e Madhe Sheikh Zayed është ndertesa fetare dhe kombëtare më e rëndësishmja në Abu Dhabi deri më sot.
Ajo është gjithashtu një nga thesaret më të rëndësishme arkitektonike te shoqërisë bashkëkohore të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe një nga më të bukurat në botë.

https://theworldtravelguy.com/

Ndërtimi i saj filloi në fund të viteve 1980 dhe vëmendje iu dha vendndodhjes dhe dizajnit të saj gjatë dekadës në vazhdim.

Xhamia e Madhe Sheikh Zayed, është parë si një ndërtim në “bashkimin global, duke përdorur artizanët dhe materiale nga vende si Italia, Gjermania, Maroku, India, Turqia, Irani, Kina, Greqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Më shumë se 3 mijë punëtorë dhe 38 kompani të njohura kane marrë pjesë në ndërtimin e xhamisë.

https://theworldtravelguy.com/

Xhamia është 22 mijë e 412 metër katror e barabartë me madhesinë e pesë fushave të futbollit, dhe mund të strehojë 40 mijë e 960 besimtarë në sallën kryesore, 1 mijë e 960 në sallën e hapur të lutjeve, 980 besimtare femra në pjesën e sallës se hapur, 22 mijë e 729 në oborrin Sahan, 682 në hyrjen e sallës kryesore te lutjeve dhe 784 në sallën kryesore të xhamisë.

https://theworldtravelguy.com/

Xhamia ka rreth 1 mijë shtylla në zonat e saj të jashtme të cilat janë të veshura me 20 mijë panele mermeri me gurë gjysmë të çmuar, duke përfshirë ametist, guaskë dhe perla. 96 kolona në sallën e lutjes kryesore janë të rrumbullakëta në formë. Përveç kësaj, Xhamia ka katër minare pothuajse 107 metra dhe gjenden ne të katërta qoshet e xhamisë.

https://theworldtravelguy.com/

Pishina reflektuese, arrin në 7 mijë e 874 metra katrorë te veshura me pllaka të errëta qe e rrethojnë xhamin, 17 mijë metër katror, është oborri dhe është zbukuruar me mermer të bardhë i sjelle nga Greqia. Pishinat pasqyrojnë imazhin spektakolarë të Xhamisë, e cila bëhet edhe më e shkëlqyer gjatë natës.

https://theworldtravelguy.com/

Dera kryesore e xhamisë është 12,2 metra e lartë,dhe 7 metra të gjerë dhe peshon rreth 2.2 ton.

Salla e kryesore ka llambadarin me të madh në botë nën kupen kryesore dhe ajo eshte 10 metra në diametër dhe 15 metra në lartësi dhe peshon më shumë se nëntë ton. Xhamia mbulohet në ngjyrë ari, mijëra kristale Swarovski nga Austria dhe pjesë xhami të ardhura nga Italia, të cilat kushtojne rreth 8 milionë e 200 mijë dollarë

https://theworldtravelguy.com/

Në sallën kryesore mund  të falen 7 mijë e 126 besimtare dhe gjithashtu përmban qilimin më të madh në botë të punuar me dorë. Dizenjuar nga artisti iranian Ali Khaliqi, qilimi është bërë me dorë dhe punuar nga 1 mijë e 200 artizanatë nga fshatrat e vegjël pranë Mashhadin në Iran.

Artizanët u dërguan në Abu Dhabi për të thurur qilimin pjese-pjese së bashku për montimin përfundimtar. Përbërë nga 2 mijë e 268 mijë nyje, qilimi është vlerësuar me 8 milionë e 200 mijë dollarë amerikanë.

https://theworldtravelguy.com/

28 lloje të ndryshme të mermerit janë përdorur në të gjithë Xhaminë dhe mermeri ka ardhur nga Greqia, Maqedonia, Italia, India dhe Kina

Në vitin 2018, u rendit si vendi kult i adhurimit më i preferuar, duke lënë pas edhe Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, si dhe Taxh Mahalin në Indi.

Sheikh Zayed është xhamia e tretë më e madhe në botë dhe zotëron edhe tri rekorde botërore Guinness, për qilimin më të madh të endur me dorë, llambadarin më të madh, si dhe kupolën më të madhe të këtij lloji në botë.

Padyshim, rëndësia shpirtërore e kësaj xhamie është e madhe, por edhe ajo materiale nuk mbetet pas, me 82 kupolat e saj prej mermeri të bardhë, 1 mijë e 96 kolona të jashtme, 96 kolona të brendshme të veshura me xhevahire gjysmë të çmuara dhe shtatë llambadarë të kristaltë Swarovski, të veshur me ar 24 karat, duke e bërë atë pjesën kryesore të trashëgimisë kulturore të vendit.

Kevin Dean, artist dhe ilustrues britanik, pjesëmarrës në procesin e krijimit të xhamisë, tregon për CNN Travel se Sheiku Sultan bin Zayed, mbikëqyrës i këtij projekti të madh, kishte shumë ide rreth xhamisë dhe nuk donte që ajo të zbukurohej tradicionalisht me gjeometrinë islamike.

Duke kërkuar që xhamia të përfaqësonte një kulturë islamike ndërkombëtare, u pa e nevojshme që për zbukurimin e oborreve të përdoreshin lule dhe ornamente që mund të gjenden në rajonin e Lindjes së Mesme, në Hemisferën Veriore dhe atë Jugore, për t’u bërë kështu gjithëpërfshirëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore