Gjykata Speciale

Dëshmitari i 70-të në Speciale dëshmon në seancë të mbyllur


Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), kanë njoftuar se edhe dëshmitari i 70-të do të dëshmojë në seancë të mbyllur.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i DhSK-së, Christopher Bennett për Albanian Post.

“Dëshmitari i së hënës ka masa mbrojtëse dhe prandaj shumica e dëshmive do të jenë në seancë private. Dëshmia ka të ngjarë të zgjasë gjithë ditën”, ka thënë Bennett për AP.

Të enjten, në DhSK ka dëshmuar dëshmitari i 69-të, por që i njëjti është deklaruar po ashtu në seancë të mbyllur, në fillim të seancës ai ishte pyetur për disa deklarata që ia ka dhënë Gjykatës në Beograd, para Speciales por që të njëjtat nuk janë bërë publike.

Pyetja e prokurorit Cezari Mihalçuk ka qenë “kjo është deklarata që ia keni dhënë Gjykatës së Rrethit në Beograd, pyetja që kam për ju a është deklaratë e juaj kjo?”, dëshmitari e ka konfirmuar se e njëjta është deklaratë e tij “po, është deklaratë e imja”.

Ai është pyetur edhe për disa dokumente që ia ka dhënë DhSK-së.

“Dokumentet që janë në ekran a janë deklarata që i keni dhënë për ZPS-në?”, ishte pyetja e prokurorit Cezari Mihalçuk dhe dëshmitari e ka konfirmuar se të njëjtat janë dokumente që ai ia ka dhënë ZPS-së “po”.

Mihalçuk, ka thënë se dëshmitari bashkë me vëllain e tij ishte arrestuar në një vend pranë Prishtinë nga persona të cilët pretendohet se e kanë mbajtur fasha krahu të UÇK-së të cilët më pas i keqtrajtuar.

“Dëshmitari 01336 bashkë me të vëllain u arrestuan më 14 qershor 1999 në një vend pranë Prishtinës  nga një grup personave të armatosur që mbanin disa fasha krahu të UÇK-së”.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka dorëzuar një parashtrim përmes të cilit ka njoftuar panelin e trupit gjykues në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nuk do të mbështetet në dëshminë e 10 dëshmitarëve.

Prej mbi 300 dëshmitarëve në total, deri tani janë dëgjuar 69 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-komandantë të UÇK-së e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura.

Ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët kosovarë dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), akuzohen nga e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999.

Në procesin gjyqësor që nisi më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore