Lajme

Deputeti gjerman: Serbët në Kosovë janë në një vakum, po manipulohen si nga Prishtina ashtu edhe Beogradi


Josip Juratoviç

Deputeti gjerman nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Josip Juratoviç, është shprehur i bindur se komuniteti serb në Kosovës është duke u manipuluar si nga Prishtina ashtu edhe nga Beogradi zyrtar.

Juratoviç i cili të mërkurën së bashku me një delegacion nga Gjermania takoi anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, ka potencuar se serbët janë shumë të shqetësuar dhe se po manipulohen e po lihen pas nga të gjithë.

“Ata janë në fakt në një vakum. Mendoj se ajo çfarë po ndodh aktualisht është sigurisht një përpjekje e Vuçiç-it për të treguar se sa i rëndësishëm është ai për serbët e Kosovës. Dje ishim edhe në Mitrovicën e Veriut, njerëzit janë shumë të shqetësuar dhe shumë prej tyre po manipulohen dhe po lihen pas nga të gjithë”, është shprehur ai në një prononcim për media.

Deputetët gjermanë të cilët po qëndrojnë në Kosovës përveç Komisionit për Punët të Jashtme kanë takuar edhe zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimin dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore