Sport

“Dënim me reduktim pikësh”, FIA ngret zërin para finales në Abu Dhabi


Është këtu – gara që vendosë kampionin.

Kemi pasur 21 gara këtë vit, por gjithsesi, në garën e fundit shkojmë me dy pretendentët për titull, Lewis Hamilton dhe Max Verstappen të barazuar me pikë.

Me njërin nga këta të dy që do të shpallet kampion të dielën, drejtori i garës së FIA-s, i ka paralajmëruar të gjithë pilotët që “nuk do biznis qesharak” në pistë.

“Duhet të jeni në sjelljen tuaj më të mirë”, shprehet Michael Masi.

Në letrën e tij për Abu Dhabi-n, janë shtuar disa gjëra për t’iu kujtuar pilotëve që pilotimi i keq nuk do të shkoj pa u ndëshkuar.

“Çdo shkelje e rregullave të drejtësisë në kompeticion, sjellje josportive dhe tentativë që të ndryshoni rezultatin e sezonit në mënyrë që kundërshton etikat e sportit, do të dënohet”.

“Për të gjitha garat e FIA-s, drejtuesit do të shtojnë edhe këto dënime: Dënim për një ose më shumë gara, reduktimi i pikëve të pilotëve”.

Këto rregulla ekzistojnë në disa faqe të librit të ligjit në FIA, dhe nuk po zyrtarizohen për herë këtë fundjavë.

Si duket FIA mendon se dënimet me sekonda nuk po ndikojnë shumë në fundin e garës.

Në Silverstone, për shembull, Hamilton dhe Verstappen u përplasën në kthesen ‘Copse’, me Hamilton-in që e nxorri Max-in nga gara.

Hamilton morri një dënim me 10 sekonda, por në fund përsëri fitoi garën – duke fituar +25 nga rivali i tij edhe pse e nxorri vetë nga gara.

Nëse kjo ndodhë në Abu Dhabi, duket se FIA do të dënojë pilotët me pikë, duke ndikuar direkt në rezultatin e kampionatit.

Duke marrë parasysh se të dy pilotët kanë pasur shumë duele të ashpra mes vete, ky vendim nuk po iu pëlqen farë tifozëve të Formula 1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore