Jetesë & Stil

Demi Lovato “takohet” me alienë


E njohur për deklaratat shpesh herë të cilësuara si “vullkanike”, e nganjëherë “skandaloze”, këngëtarja e famshme, Demi Lovato, një të tillë e ka bërë edhe së fundmi, përderisa ka thënë se ka pasur kontakt me alienët.

29-vjeçarja ka pretenduar se dikur kishte pasur një takim të ngushtë me qeniet jashtëtokësore në Joshua Tree të California-s.

“Peacock Unidentified”

“Ne ishim në shkretëtirë në Joshua Tree dhe në thelb, pashë këtë rruzull blu që ishte rreth 50 metra larg, ndoshta më pak, dhe ishte si të lundronin mbi tokë. Ishte një përvojë e bukur dhe e jashtëzakonshme“, tha Demi.

Këto komente, Lovato, i ka bërë në promon e serisë “Peacock Unidentified”, e cila është e llojit dokumentar, dhe brenda saj, Demi fillon një aventurë që e çon atë, Dallas dhe mikun e tyre të ngushtë, Matthew, në pikat e nxehta të UFO-ve dhe realizime jashtë kësaj bote.

Peacock Unidentified

Mbi katër episode, shfaqja ndjek treshen ndërsa përpiqen të zbulojnë të vërtetën rreth fenomeneve të UFO -ve duke takuar “rrëmbyesit e huaj” dhe duke hetuar takimet e fundit të dëshmitarëve okularë si dhe sekreteve të qeverive në lidhje me këtë fenomen.

Muaj më parë, ajo po ashtu kishte “tronditur” publikun, ndërsa e pati shpallur veten të pa gjini, gjë për të cilën kishte edhe të shtoi diçka.

Demi Lovato.

”Ndihem sikur nuk i përkas asnjërës gjini. Kjo ka ardhur pas shumë punimesh shëruese dhe vetë-reflektuese. Unë jam ende duke mësuar dhe po hyj në vetvete, dhe nuk pretendoj të jem eksperte ose zëdhënëse”.

“Ndarja e kësaj me ju tani hap një tjetër nivel të cenueshmërisë për mua. Po e bëj këtë për ata atje që nuk kanë qenë në gjendje të ndajnë se kush janë në të vërtetë me të dashurit e tyre. Ju lutemi vazhdoni të jetoni në të vërtetat tuaja dhe ta dini se po dërgoj aq shumë dashuri në rrugën tuaj”, pati thënë Demi Lovato.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore