Muzikë

“Dekada” – koncerti i madh recital i Elvana Gjatës që do të mbahet sonte në Tiranë


Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata do të mbajë sonte koncertin e saj recital e shumë madhështor, në ndër të dy dekadave karrierë, që prej kur është bërë pjesë e estradës.

Koncerti, i cili do të realizohet në kryeqytetin shqiptar, më saktësisht në stadiumin Air Albania do të jetë i përmasave gjigante, derisa në krah të Gjatës do të jenë disa prej bashkëpunëtorëve të saj më të ngushtë në këto 20 vjet.

Të gjithë fansat që kanë vendosur ta ndjekin nga afër koncertin e paralajmëruar tash e sa kohë, do të kenë mundësi të shohin edhe artistë të tjerë me nam, përfshirë: Mc Kreshën, Capital T, Ledri Vulën, Dhurata Dorën, Yll Limanin e disa emra të tjerë.

Ndërkaq, koncertin do ta hapë ekskluzivisht, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli – pasuar nga këngëtarët, Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni.

Por, kjo nuk është e tëra. Të pranishmit sonte përpos që do të kenë mundësinë të shijojnë ‘live’ interpretimin e hiteve më të mëdha që Elvana Gjata numëron në repertuarin e saj, ata do të kenë privilegjin të ndjekin edhe një performancë nga një person goxha me vlerë në jetën e artistes.

Bëhet fjalë për Migena Gjatën, të motrën e Elvanës, e cila është soprano dhe njihet për vokalin e saj të fuqishëm.

Për paraqitjen e saj si përherë do të përkujdeset ndër miqt më të mirë të Elvanës, disenjatori kosovar, Valdrin Sahti, derisa për flokët dhe grimin, Sellma dhe Kaci.

“Dekada – e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja”, – është slogani që Gjata ka përzgjedhur për këtë koncert recital që pritet të nis sonte duke filluar nga ora 20:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore