Lajme

Tokio lëshon certifikata të partneritetit me të njëjtin seks


Qeveria metropolitane e Tokios ka filluar lëshimin e certifikatave të partneritetit për çiftet e të njëjtit seks, të cilët jetojnë dhe punojnë në kryeqytetin japonez.

Ky lajm është pritur gjatë në një vend që ende nuk lejon martesat për komunitetin LGBT.

Certifikatat e partneritetit lejojnë që këto çiftet të trajtohen si çifte të martuara në fusha të ndryshme si strehimi, shëndetësia dhe mirëqenia.

Statusi i certifikatës nuk jep të njëjtat të drejta me atë të martesës.

“Që nga e premtja e 28 tetorit, 137 çifte kishin aplikuar për një certifikatë”, tha guvernatori i Tokios, Yuriko Koike.

Hyrja e certifikatave në vend shihet si një hap në luftën e diskriminimit ndaj komunitetit LGBT.

Vitet e fundit Japonia ka bërë hapa të vegjël drejt pranimit të identitetit seksual të individit.

Personazhe të njohur të botës së media-s dhe televizionit kanë shpallur qëndrimin e tyre në favor të martesave të të njëjtit seks.

Një sondazh i vitit 2021 nga Televizioni publik “NHK” tregoi se 57 për qind e publikut ishte në favor të martesave mes të njëjtit seks, kundrejt 37 për qindin, të cilët ishin kundër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore